Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Icardi në krizë, por jo motra e tij

FOTO/ Icardi në krizë, por jo motra e tij

21:48, 19/03/2019
A+ Aa A-

Mauro Icardi nuk po kalon një periudhë aspak të mirë te Interi, pas problemeve me trajnerin Luciano Spalletti, që u shoqërua me heqjen e shiritit të kapitenit.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të motrën e tij, Ivana Icardi Rivero, e cila është një yll televiziv që po rritet nga dita në ditë.

Motra e sulmuesit të Interit mori pjesë në edicionin e kaluar të Big Brother Argjentina, ndërsa këtë vit do të marrë pjesë në edicionin italian Grande Fratello, që organizohet nga Mediaset.

Ivana Icardi është bërë shpesh protagoniste, pasi është përfshirë në debate me bashkëshorten e Mauros, Wanda Narën, të cilën e akuzon se nuk lejon të vëllanë t’i qëndrojë pranë familjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco