Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Anika, Gori apo Bavja? Ja cila është aktorja e preferuar e Indisë

Anika, Gori apo Bavja? Ja cila është aktorja e preferuar e Indisë

22:56, 24/02/2019
A+ Aa A-

Anika, Gori dhe Bavja janë tre nuset e shtëpisë Oberoi të serialit shumë të ndjekur “Bixhoz me dashurinë” i cili po transmetohet në TV Klan.

Të tre aktoret bukuroshe kanë fituar dashurinë e publikut por njëra prej tyre është më e famshme dhe rrjedhimisht me një numër më të madh ndjekësish. Shifrat tregojnë se e preferuara Indisë është aktorja Surbhi Chandna e cila luan rolin e Anikës.

Aktorja numëron gati 2 milion ndjekës në Instagram. Vendin e dytë e mban Shrenu Parikh e cila luan rolin e Gorit dhe që numëron plot 1 milion ndjekës ndërsa të tretin Mansi Srivastava, aktorja e cila luan rolin e Bavjas.

Kjo e fundit ka vetëm 400 mijë ndjekës, një shifër e vogël krahasuar me dy aktoret e para. Gjithashtu Surbhi Chandna e cila mban vendin e parë në këtë listë është ndër aktoret indiane më të përfolura në mediat indiane.

Surbhi e ka nisur karrierën duke marrë pjesë në reklama dhe ndonëse nuk kishte eksperiencë në aktrim ajo arriti të fitojë rolin e parë në një serial indian. Më vonë ishte roli i Anikës ai që do i jepte famën e madhe në serialin “Bixhoz me dashurinë”./revistawho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco