Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Kush është blogerja nga Kosova që do ta shohim në “E Diell”?

FOTO/ Kush është blogerja nga Kosova që do ta shohim në “E Diell”?

09:20, 31/01/2019
A+ Aa A-

Blogerja e njohur nga Kosova, Argjira Spanca do të jetë pjesë e “E Diell” këtë sezon.

Emisioni do të nisë këtë të diel, pra më 3 shkurt në orën 15:15.

Moderatorëve kryesorë Edi Manushi, Fjoralba Ponari dhe Nevina Shtylla u bashkohen edhe emra të tjerë si: Xhilda Luzi, Gentjana Pepa, Flori Gjini, Ervin Kurti dhe Enea Malaj.

Ndërkohë, “Prive” shrkuan se Argjira Spanca do të sjellë një rubrikë që ka lidhje me modën dhe do të zëvendësojë Jonida Maliqin.

E kontaktuar nga “Prive”, Spanca pohoi se do jetë pjesë e emisionit por tha se nuk është në dijeni të ketë zëvendësuar Jonida Maliqin, e cila u tërhoq për shkak të angazhimeve me Eurovision.

“Po është e vërtetë që do jem pjesë e ‘E diell’. Nuk jam në dijeni që jam zëvendësim i dikujt. Koncepti i këtij emisioni më ka pëlqyer shumë sepse është diçka më ndryshe dhe shumë ‘fun’ prandaj edhe kam pranuar të jem pjesë. E gjitha çfarë mund të them është që jemi një staf shumë i mirë dhe do sjellim shumë gjëra të bukura për shikuesit”, deklaroi Argjira.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco