Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Divorcohet nga burri dhe merr 70 miliard dollarë!

Divorcohet nga burri dhe merr 70 miliard dollarë!

19:10, 15/01/2019
A+ Aa A-

Çifti më i pasur në botë, Jeff dhe MacKenzie Bezos, po divorcohen pas 25 vitesh së bashku.

 Pas ndivorcit nga bashkëshorti MacKenzie Bezos do të përfitojë plotë 70 miliardë dollarë dhe është automatikisht gruaja më e pasur në botë.

Ky lajm u bë i ditur nga çifti përmes një statusi në Twitter ku shkruanin:

“Duam t’ju vëmë në dije rreth një zhvillimi të ri në jetën tonë. Siç edhe familja dhe miqtë e ngushtë e dinë, pas një periudhe të gjatë drejt zbulimit të dashurisë , ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën tonë duke mbetur dy miq të mirë.

Ndihemi me fat që e gjetëm njëri tjetrin dhe tejet mirënjohës . Edhe po ta dinim që do të ndaheshim pas 25 vitesh, sërish do t’i jetonim ato vite bashkë. Kemi patur një jetë të bukur si një çit të martuarish dhe gjithashtu të ardhmen e njëri tjetrit e parashikojmë të ndritur. Ndonëse ndryshon etiketimi si çift ne mbetemi familje e miq.”

Lajmërimi u shpërnda nga CEO dhe krijuesi i Amazon, 54 vjeçari Jeff Bezos duke qenë se ish-bashkëshortja e tij nuk ka llogari në rrjetin social Twitter.

Image

Shumë e njohin MacKenzie Bezos, 48 ??vjeçaren thjesht si gruaja e njeriut më të pasur në botë, por më poshtë do të listojmë disa nga faktet për gruan më të pasur në botë, pasuria e së cilës është 69 bilion dollarë.

Fakte

Sipas Bloomberg, vlera neto e burrit të saj aktualisht është 137.2 miliardë dollarë. Jeff dhe MacKenzie me sa duket nuk kanë nënshkruan një kontratë kur ata u martuan në vitin 1993, një vit para se Bezos të fillonte Amazon e kjo do të thotë se çdo pasuri e bërë gjatë martesës do të ndahet në mënyrë të barabartë, duke e bërë 48-vjeçaren gruan më të pasur në planet.

(Për krahasim, Oprah vlen 3 bilion dollarë.) Edhe nëse ajo merrte vetëm 1 përqind, ajo do të ishte ende një bilionere (megjithëse jo gruaja më e pasur).

Ajo është romanciere dhe libri i saj i parë, The Testing of Luther Albright, u publikua për herë të parë në vitin 2005 dhe i mori 10 vite për ta shkruar. Romani i saj i dytë, Traps u publikua 8 vitë më vonë, në 2013.

Ajo ka themeluar një organizatë anti-bulliste e rraciste Bystander Revolution.

Çifti ka tre fëmijë biologjikë dhe një vajzë që u adoptua nga Kina.

Ajo ishte e para që inkurajoi bashkëshortin e saj për të filluar Amazon-in dhe u bë një nga punonjësit e tij të parë. Sipas Business Insider, MacKenzie filloi të punonte si një kontabiliste në Amazon dhe negocioi kontratat e saj të para të mallrave.

Burimi: Marie Claire

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco