Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

VIDEO/ Njihuni me shqiptaren që po korr sukses, pas Rita Orës, Dua Lipës e Era Istrefit

VIDEO/ Njihuni me shqiptaren që po korr sukses, pas Rita Orës, Dua Lipës e Era Istrefit

15:35, 31/12/2018
A+ Aa A-

Emri i saj në Shqipëri nuk është shumë i njohur, por në SHBA dhe disa në disa shtete europiane, Ava Max po korr sukses me këngët e saj.

24-vjeçarja nga Shqipëria, prej javësh renditet e para në te gjithë Europën dhe tashmë pozicionohet në krye të listave edhe në SHBA.

Sipas Billboard, shitjet e këngëve të saj kanë qenë masive, duke u bërë shqiptarja e tretë që arrin këtë sukses, pas Dua Lipës, Rita Orës dhe Era Istrefit.

Ava Max e ka emrin e vërtetë Amanda Koçi dhe lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është vajza e një çifti shqiptar nga Saranda.

Kantautorja Ava Max është shprehur e surprizuar për mediat angleze duke nënvizuar se talentin e ka të trashëguar nga mamaja e saj shqiptare e cila ka qenë këngëtare operistike.

24-vjeçarja e cila është pjesë e shtëpisë diskografike Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa është tashmë duke punuar për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco