Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Zbulohet e dashura e Mourinjos, 8 vite lidhje jashtëmartesore

FOTO/ Zbulohet e dashura e Mourinjos, 8 vite lidhje jashtëmartesore

22:53, 23/12/2018
A+ Aa A-

Hoze Mourinjo në një lidhje jashtëmartesore? Me sa duket nuk kanë të sosur telashet për trajnerin portugez pas shkarkimit nga Manchester United.

Tabloidi “The Sun” ka zbuluar një lidhje të fshehtë portugezit me një grua bionde 14 vjet më të re se ai.

Babai i dy fëmijëve raportohet se u takua me Prue Carter-Robinson tetë vjet më parë. Ata kalojnë shumë kohë së bashku në vendet ekzotike anembanë botës, shkruan sot “The Sun”.

Ai mësohet se takua me 41-vjeçaren Prue, kur ishte trajner i Real Madrid. Fotografitë e shpërndara në mediat sociale zbuluan lidhjen e tij afatgjatë.

Image

Disa foto të publikuara tregojnë miqësinë mes tyre, dhe faktin që shoqëroheshin në vende të ndryshme të botës. Ai ka qenë në kontakt me 41-vjeçaren, edhe gjatë kohës që ishte trajner në Mançester. Karter-Robinson, është një 41-vjeçare e pamartuar, ish-punonjëse në kompaninë IBM, dhe jeton në një shtëpi të madhe në Londrën veriore.

Ish-trajneri i United është i martuar me të dashurën e fëmijërisë Matilde Faria, e njohur edhe si Tami. Ata kanë së bashku plot 29 vjet martesë dhe dy fëmijë. Nuk dihet se çfarë do ndodhe me martesën e tyre pas këtij zbulimi…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco