Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Së shpejti bëhen prindër, çifti i njohur turk japin disa detaje të reja

Së shpejti bëhen prindër, çifti i njohur turk japin disa detaje të reja

09:22, 13/12/2018
A+ Aa A-

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë një çift shumë i njohur për mediat turke dhe jo vetëm.

Vitin e kaluar, çifti bëri një dasmë madhështore dhe vetëm para pak javësh kanë dhënë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

Në mënyrë që të kishte një shtatzani sa më të qetë, Fahriye Evcen u largua drejt Gjermanisë për të qëndruar pranë familjes dhe sigurisht Burak nuk e ka lënë vetëm.

Detaji i kthimit në Turqi nuk i ka shpëtuar gazetarëve dhe menjëherë kanë bërë pyetje rreth shtatzanisë.

Fahriye është shprehur se gjithçka po ecën shumë mirë dhe se djali është shumë i shëndetshëm.

Më pas gazetarët kanë vijuar me pyetje rreth emrit të fëmijës, por Burak reagoi menjëherë duke thënë se emrin e kanë gjetur por është shumë herët për ta ndarë me publikun. /revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco