Moderatorja shqiptare do të bëjë fëmijë, kërkon ndihmë nga fansat

Moderatorja shqiptare do të bëjë fëmijë, kërkon ndihmë nga fansat

17:39, 06/12/2018

Roza Lati duket shumë 'serioze'!

Roza Lati është një nga moderatoret më të komentuar në rrjet, e cila di gjithmonë si të tërheqë vemdnjen e mediave dhe të publikut.

Ajo së fundmi ka shprehur publikisht dëshirën për t’u bërë nënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Si dukem këtu, sikur jam shtatzënë, dhe meqë kam rënë në dashuri për të 700-tën herë me të njëjtin person, po mendoj seriozisht të bëj një bebe. Se më shkoka mesa po shikoj te kjo foto. Si mendoni ju, ta nis me një çun apo me një gocë,”- shkruan 30-vjeçarja krahas foots ku shihet që ka veshur një pellush leopardi që e tregon me bark të fryrë.

Shumica prej komentuesve i kanë uruar që të bëjë vajzë, dhe me një karakter si ai i vetë moderatores. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment