Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Ndryshimi surprizues i Ertugrul! Ja çfarë ndodh në sezonin e ri që fillon së shpejti

VIDEO/ Ndryshimi surprizues i Ertugrul! Ja çfarë ndodh në sezonin e ri që fillon së shpejti

21:55, 23/10/2018
A+ Aa A-

Ertugrul po përgatitet të nisë transmetimin e sezonit të 5-të në Turqi. Ekipi i produksionit ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në kastin e aktorëve dhe në ngjarjet, të cilat sipas medias turke janë zhvendosur 10 vite më vonë.

Edhe në trailerin e sezonit të 5-të që do të nisë transmetimin së shpejti në TRT 1 shihet qartë plakja e aktorit kryesor Ertugrul. Seriali më i ndjekur historik, i cili në Shqipëri transmetohet nga Klan Plus, është futur kështu në një fazë tranzitore nga Ertugrul për tek i biri, Osman Gazi. Në trailerin e publikuar së fundmi po ashtu vihet re futja në skenë e aktores së re, Hande Soral e cila pritet të dashurohet me Ertugrulin pas vdekjes së Halimesë.

Në një intervistë për gazetën “Vatan”, koordinatori i TRT 1, Kurtulu? Zeydan, tha se në sezonin e ri Ertugrul do të dashurohet me një vajzë të re. “Duhet që Ertugrul të bie në dashuri gjatë sezonit të ri. Ai do të dashurohet me vajzën e armikut të tij më të madh”, tha Zeydan./tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco