Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

A e dini për çfarë shërben e qara?

A e dini për çfarë shërben e qara?

22:35, 22/10/2018
A+ Aa A-

Lotët janë një manifestim spontan që lejon çdokënd të lirohet dhe të ndihet më mirë...Ne ju shpjegojmë se për çfarë keni nevojë kur qani dhe përse qani! Ka nga ata që qajnë shpesh, dhe që nuk dinë arsyet se përse po derdhin lot...Cilado qoftë kategoria e përkatësisë, të gjithë e bërtasim emocionin ose dhimbjen, trishtimin, gjithë morinë e ndjenjave që mund të kemi brenda vetes.

Ne qajmë për shkak të lidhjes midis pjesës anteriore të korteksit cerebral dhe sistemit limbik, ku rregullohet emocioni. Shkurtimisht, një emocion i fortë ose një stimul i jashtëm mund të aktivizojë sistemin tonë nervor, i cili nga ana tjetër rregullon çështjen e të qarit.

1. Tipologjitë e të qarit

Lotët mund të vijnë nga reagime ose shkaqe emocionale. E para, janë ato që vijnë kur sulmojmë grimcat e dëmshme të jashtme, njësoj siç ndodh kur qërojmë një qepë dhe ne qajmë për të larguar nga vetja substancat e dëmshme. E dyta, janë lotët që vijnë si një reagim ndaj një emocioni të fortë, siç është trishtimi apo gëzimi. Në këtë rast jo vetëm që qani, por gjithashtu keni një sërë reaksionesh fiziologjike të tilla si rrahje të shpeshta zemre, më shumë djersitje dhe frymëmarrje të parregullt.

2. Ato kanë një funksion shoqëror

Kur ju qani dhe vuani, ju ktheheni sakaq në një fëmijë të vogël. Në të vërtetë, e qara e foshnjës ka funksionin e tërheqjes së vëmendjes së nënës në mënyrë që ajo të sigurojë kujdesin e nevojshëm për të. Në të njëjtën mënyrë, klithma e të rriturit merr një funksion racional, sepse ai e quan komoditetin e të tjerëve tip sadisfaksioni në marrëdhëniet shoqërore.

3. Unë jam analgjezik

Trupi ynë është një sistem i përsosur. Pra, i përsosur kur përjetojmë një emocion të fortë dhe të dhimbshëm, aq sa na drejton drejtpërdrejt me një analgjezik natyror: lotin. Lotët emocional në fakt përmbajnë shumë hormone dhe në mesin e tyre edhe një neurotransmetues të quajtur Leuenkephalin që punon si një qetësues që lëshohet kur trupi i nënshtrohet stresit. Nuk është rastësi që pas një britme të madhe ju ndiheni më mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco