Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aurela Gaçe 'godet' këngëtarët e tjerë: Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta

Aurela Gaçe 'godet' këngëtarët e tjerë: Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta

21:17, 16/08/2018
A+ Aa A-

Pavarësisht se po bën shumë vite në skenë, Aurela Gaçe gjithmonë i ka rezistuar kohës, falë talentit dhe punës së saj. Ajo ka qenë ndër të parat artiste që ka guxuar të dalë e të këndojë ‘live’. Madje duket se kjo praktikë të kënduari pëlqehet shumë nga publiku që është i interesuar të dëgjojë muzikë të vërtetë.

Por pavarësisht se ka vite që këndon vetëm ‘live’, duket se një nga ndjekësit e Aurelës në ‘Instagram’ nuk e di ende këtë gjë. Në një fotografi të saj, ai ka shkruar: “Të paska nxjerrë blof DJ më duket”. Kjo gjë e ka irrituar shumë këngëtaren dhe ajo nuk ka nguruar që t’i kthejë një përgjigje të ashpër. “Por thashë me vete si vë faj. Ai ka parë aq shumë ‘hartistë’ në vend që janë ‘live’ në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD-ja. Aq shumë e bëjnë sa tani këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale”, – ka shkruar Aurela.

Më tej ajo ka shtuar se për të gjithë artistët është detyrë parësore që të këndojnë ‘live’ përpara publikut./RevistaWho

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco