Zbulohet plani që ka Pamela Anderson me futbollistin që u shpall kampion Bote

Zbulohet plani që ka Pamela Anderson me futbollistin që u shpall kampion Bote

18:47, 22/07/2018
A+ Aa A-

Pamela Anderson dhe i dashuri i saj futbollist Adil Rami do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Rami ishte në Botërorin “Rusi 2018” duke luajtur me ekipin francez ku u shpall kampion bote dhe aktorja 51-vjeçare e ka mbështetur në çdo ndeshje.

Ajo që ka rënë në sy te aktorja ishte një unazë Cartier Panther me diamante.

Një burim i afërt i tyre ka thënë se unazën ia ka dhuruar sportisti.

Rami dhe Anderson u takuan në maj të 2017 në Monako. Ata kanë një diferencë moshe prej 18 vitesh, por ky detaj nuk i ka penguar ata të jenë marrëzisht të dashuruar me njëri-tjetrin.

Edhe pse me disa martesa të dështuara, ku nga e para ka dhe dy djem, ikona e Baywatch gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të qenë e martuar, edhe pse është e vetëdijshme që e ka kaluar kufirin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco