Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shkon në Rusi për të parë Botërorin, këngëtarit Maluma i grabisin bizhuteri në vlerë 680 mijë euro

Shkon në Rusi për të parë Botërorin, këngëtarit Maluma i grabisin bizhuteri në vlerë 680 mijë euro

21:51, 19/06/2018
A+ Aa A-

Shumë emra të njohur nga mbarë bota kanë udhëtuar në Rusi për të parë nga afër ndeshjet Kampionatin Botëror 2018.

Megjithëse shumica kalojnë momente fantastike, ka edhe nga ata që ngelën me përvoja të hidhura nga vizita atje.

Ky është rasti i këngëtarit të famshëm kolumbian, Juan Luis Londono, i njohur si Maluma, i cili është plaçkitur në një hotel në Moskë të quajtur “Four Seasons”.

Hajdutët i kanë vjedhur atij bizhuteri, të cilat kapin vlerën e 680 mijë eurove.

“Qytetari kolumbian Juan Luis Londono paraqiti një raport të policisë në lidhje me një grabitje që iu bë në suitën e tij në hotelin ‘Four Seasons’ në Moskë. Në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, disa Rolex, Hublot, Patek Philippe dhe orët Audemars Piguet, si dhe një kuletë”, ka thanë një burim i brendshëm për TASS.

Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik.

Pas grabitjes, hajduti u arratis. Policia ruse ka filluar procedurën penale nën nenin “Vjedhje” të Kodit Penal Rus.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco