FOTO/ Animi i pamundur i Michael Jacksonit, tashmë shpjegohet 'shkencërisht'

FOTO/ Animi i pamundur i Michael Jacksonit, tashmë shpjegohet 'shkencërisht'

23:06, 22/05/2018
NeurokirurgĂ«t kanĂ« pĂ«rshkruar nĂ« detaje sesi Michael Jackson arriti tĂ« realizonte pĂ«rkuljen biomekanikisht tĂ« pamundur nĂ« videon e kĂ«ngĂ«s sĂ« tij, “Smooth Criminal”.

Në vitin 1987, Michaeli anohet në një kënd 45 gradësh, ndërkohë që mban trupin e tij të tendosur. Iluzioni, që shumëkush është munduar ta kopjojë, krijohet falë këpucëve të veçanta dhe fuqisë së artistit.

Manjul Tripathi dhe kolegĂ« nga Instituti i Edukimit MjekĂ«sor dhe KĂ«rkimeve nĂ« Chandigarh tĂ« IndisĂ«, thonĂ« se “kĂ«rcimtarĂ«t mĂ« tĂ« trajnuar, me njĂ« fuqi tĂ« madhe tĂ« shtyllĂ«s kurrizore, mund tĂ« arrijnĂ« maksimumi nĂ« kĂ«ndin 25 deri nĂ« 30 gradĂ« tĂ« pĂ«rkuljes, ndĂ«rsa performojnĂ« njĂ« lĂ«vizje tĂ« tillĂ«. Michael Jackson realizoi ndĂ«rkohĂ« njĂ« anim 45 gradĂ«sh, qĂ« sfidon gravitetin dhe qĂ« duket e pamundur pĂ«r kĂ«do qĂ« e sheh”.

Por si e ka arritur ai kĂ«tĂ«? NĂ«se njĂ« person tenton uljen e “Smooth Criminal” do tĂ« vĂ«rejĂ« se pesha dhe tensioni zhvendoset te tendina e Akilit nĂ« secilin kyç, e jo te muskujt e pasĂ«m tĂ« shtyllĂ«s kurrizore.

Kjo lejon vetëm një shkallë të kufizuar përkuljeje edhe për dikë që mund të ketë aftësi të njëjta atletike me Michael Jacksonin. Por, ky i fundit ka fituar edhe disa gradë ekstra falë këpucëve të tij të posaçme.

Një çarje në formë V-je në takën e secilës këpucë e lejon atë të përkulet edhe më shumë përpara. Para shpikjes së patentuar të këpucëve, Michael bazohej te një litar që e nuk e lejonte atë të binte, e pajisje të posaçme përreth belit, për të krijuar iluzionin.

Thuhet se ai e ka huazuar idenë e këpucëve nga çizmet e astronautëve amerikanë, që mund të përdoreshin prej tyre kur punonin në mungesë graviteti. Sidoqoftë, edhe me këpucët e posaçme dhe fuqinë fizike, lëvizja është tejet e vështirë, veçanërisht kthimi në pozicion vertikal, ndaj dhe ekspertët paralajmërojnë fansat e Michael Jacksonit të mos tentojnë ta realizojnë atë, pasi edhe mund të dëmtohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment