VIDEO/ Ruka: AI nuk e zëvendëson njeriun, por kërkon menaxhim të kujdesshëm

20:56, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e këshillimit të karrierës, Ermelinda Ruka, e ftuar në emisionin “Kush Paguan” me Klaudja Karabolli në SYRI TV, u shpreh se inteligjenca artificiale përbën një mundësi të madhe për zhvillim, por nuk mund të zëvendësojë elementin njerëzor dhe mendimin kritik.

Sipas Rukës, përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të menaxhohet dhe trajnohet në mënyrën e duhur, ndërsa informacioni që gjenerohet prej saj nuk duhet të merret i mirëqenë pa u verifikuar.

Ekspertja theksoi gjithashtu se sot ekzistojnë versione dhe platforma të ndryshme të AI-së, disa prej të cilave kërkojnë pagesë, duke e kthyer këtë teknologji edhe në një model biznesi. Megjithatë, ajo nënvizoi se mendimi kritik dhe elementi njerëzor duhet të mbeten thelbësorë në përdorimin e saj.

‘Unë nuk mendoj që inteligjenca artificiale do të zëvendësojë njeriun. Unë mendoj që është një e mirë e madhe në këto momente, që duhet menaxhuar mirë, që duhet trajnuar, pra jo çdo gjë që vjen nga ajo duhet të merret e tillë, duhet të ketë mënyrë se si provohet vërtetësia e saj.

Po dhe vetë ChatGPT-ja ka versione të ndryshme, ka atë versionin payment, pastaj ka e forma të ndryshme AI, ti duhet të paguash për të marrë versionin. Është bërë biznes, është bërë biznesi i të ardhura, duhet testuar informacioni që hyn.

Aman elementi njerëzor, nënkuptoj që critical thinking, i menduari kritik duhet të jetë akoma. Tani si e ka ndikuar jetën tonë, apo çfarë po bëjnë, çfarë po bëhet? Ka një lëvizje në botë tani, në elementin trajnim.

Trajnim me AI, edhe në Shqipëri janë futur disa që unë njoh, që po bëjnë trajnim se si të përdoret AI dhe se si kompanitë në botë sot ta përdorin atë me efektivitet. Patjetër në bazë të industrive ku ato operojnë, por është shumë e rëndësishme që mos të merret shabllon.

Pra jo çdo gjë dhe njëherë që vjen duhet të jetë industria, duhet të jenë softuer ose AI e gjuhë e përdorur, e përshtatshme për industrinë e me radhë. Pra ne do të vijë një moment në të ardhmen kur trajnimet që do bëjmë, krahas trajnimeve të tjera që stafi në kompani do bëjë, do të jetë edhe ai on-boarding-u me AI, me platformat e AI që përdor kompania, ose që ka zgjedhur të përdorë.

Marketingu mbase mund të jetë një ndër fushat, do të thoja unë, të afektuara. Por marketingu s'është vetëm media sociale. Pra ne duhet të kthehemi te çfarë është marketingu në fillim. Nuk është vetëm content writing.

Të bësh një fushatë marketingu nuk do të thotë një fushatë Facebook-u, as një fushatë Instagram-i apo ku di. Një fushatë marketingu nis nëpër ato tavolinat ku hidhen idetë e shitjes apo çfarëdo të ndikojë marketingu, nëpër strategjinë e përdoruesit fundor të asaj fushate dhe media sociale është një nga elementët e saj.

Pra s'mund ta ngatërrojmë as edhe marketingu brenda, të thuash ti një social media menaxher nuk ke thënë një marketing menaxher. As një marketing director. Pra duhet t'i ndajmë mirë këto që të kuptojmë sepse kjo gjë ngatërrohet dhe në punësim.

Pra ti hap një pozicion pune për drejtor marketingu apo për menaxher marketingu dhe të shfaqet dikush dhe thotë: unë jam social media manager se kam një vit e gjysëm që kam, kam bërë reels-a, bëj kështu, bëj capcut. Shumë mirë, asgjë të keqe s'ka, ama një drejtor marketingu nuk e zëvendëson dot në këtë mënyrë, në këtë formë’, u shpreh Ermelinda Ruka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco