Aksi Librazhd - Pogradec, shikoni si është çarë aslfati! Rruga alternative për të kaluar makinat e vogla në drejtim të Tiranës e anasjelltas

Aksi Librazhd - Pogradec, shikoni si është çarë aslfati! Rruga alternative për të kaluar makinat e vogla në drejtim të Tiranës e anasjelltas

14:45, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksi nacional Librazhd – Pogradec, segmenti që përbën një lidhje kyçe mes Lindjes dhe Juglindjes së vendit i është vënë shiriti.

Prej ores 14:00 një postbllok policie është vendosur në Dragostunjë dhe urdhëron kthimin mbrapsht të makinave. 

Ndërkohë më parë policia u përpoq të menaxhonte trafikun duke lejuar lëvizjen njëra pas tjetrave të makinave të cilat kishin krijuar rradhë të gjatë kilometrike.

Tani është  ndaluar qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla;

Edhe pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks;

 Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco