Sfidat e blerjes së shtëpisë në Shqipëri, Sanxhaku: Rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë nuk i shërbejnë blerësve

09:07, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përtej analizave makroekonomike, vendimi i Bankës së Shqipërisë ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të prekshëm për qytetarët.

Eksperti i tregut imobiliar, Dorian Sanxhaku, i ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto' hedh dritë mbi sfidat praktike me të cilat përballen blerësit. Me rregullat e reja, financimi nuk mbulon më 100% të vlerës së pronës, duke kërkuar një kontribut fillestar më të lartë nga blerësi. Kjo, e kombinuar me paqëndrueshmërinë e tregut të punës dhe nivelin e ulët të pagave në Shqipëri, e bën marrjen e një kredie një proces tejet të vështirë.

Sanxhaku thekson se ndërsa në teori masa mund të shihet si një formë lehtësimi, në praktikë, pasiguria financiare afatgjatë e familjeve shqiptare e minon këtë mundësi. Kredia për banesë, që shtrihet në 25-30 vite, kërkon një stabilitet financiar që shumë pak e kanë, duke i lënë shumicën e familjeve të reja në një udhëkryq të vështirë mes dëshirës për një shtëpi dhe pamundësisë për ta financuar atë.

Pjesë nga deklarata:

Sigurisht që për këtë duhet të flasim se ka pamundësinë për të blerë dhe ne jemi koshientë sepse jetojmë në Shqipëri se si është sa vite i duhen një familje shqiptare për të blerë një apartament të vetin dhe nuk po flas për një apartament të dytë, po flas për apartamentin e parë për të banuar, për shtëpinë e parë. Dhe me kushtet e reja të Bankës së Shqipërisë, nuk financohet 100%, financohet një vlerë më e ulët, pra për banesën e parë, kjo vlerë është në masën 85%. Çfarë mbron këtu? Kë mbron?

Shiko,  në këndvështrimin e parë, kjo është një lehtësi që të jep një mundësi familjeve për të pasur një formë tjetër për të blerë apartamentin, sepse si mund ta marrin një apartament që në Tiranë shkon vlera të konsiderueshme. Kështu që është një formë për ta lehtësuar. Ëh, në këndvështrimin e parë, po sigurisht ajo që me të drejtë ekspertja tha është që ne nuk kemi një qëndrueshmëri të pagave edhe të punëve në Shqipëri që kjo e bën edhe më të vështirë marrjen e kredive.

Banka nga ana e vet i duhet, është një institucion që do garancinë, i duhet që të paktën merr gjashtë muajt e fundit të të ardhurave të çdo personi, por unë mendoj që këto nuk mjaftojnë për një ecuri sepse kemi parasysh që financimi bëhet nga 25 deri në 30 vite. Kështu që kjo është një nga fazat të cilat shumë familje e hasin para se të shkojnë të marrin një kredi dhe që e pyesin veten, sepse nuk flasim për biznese të cilat e marrin këtë kredi për të nxjerrë të ardhura. Pra flasim për familjet e para. Kështu që në këtë kuadër nuk është se kemi ndonjë lehtësi shumë të madhe. Ajo çfarë ka bërë të paktën iniciativa që ka marrë shteti shqiptar është pjesa e kredive që jepet për anën e administratës dhe një pjesë tjetër lehtësie ishte për kreditë e buta që jepeshin nga bashkia. Pra këto janë forma pak më lehtësuese se të tjerat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco