Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Remitancat, rekord të ri për 2023

19:15, 27/03/2024
A+ Aa A-

Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri gjatë vitit të kaluar, prej gati 930 milionë eurosh, sipas shifrave të fundit publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Shifra është edhe më e lartë se viti 2022 dhe viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm.

Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar.

SYRI TV

Remitancat kanë shënuar një rekrod të ri për vitin 2023 me  94 milionë euro më shumë se viti pararendës, ai 2022 me një total prej 930 milion eurosh ose 11.3% më shumë se një vit më parë.

Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 252 milionë euro dërgesa.

Kjo shifër është edhe më e lartë se tremujori i dytë i vitit 2009, kur emigrantët dërgonin në Atdhe 240 milionë euro.

Nga këto shifra emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të zbutur krizën e çmimeve për familjet shqiptare, madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur shumë ekonomi familjare u prekën rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e covid-19.

Ndër të tjera theksojmë se kjo shumë dërgesash rekord nga emigrantët gjatë vitit të kaluar ka ardhur pavarësisht faktit se kriza e çmimeve ka prekur thuajse çdo cep të globit, dhe sidomos vendet ku ka një përqëndrim të lartë të emigrantëve shqiptarë, si vendet e Bashkimit Europian, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, shumë më shumë do të fitonin familjet shqiptare nga dërgesat e emigrantëve nëse monedha europiane do të paraqitet në nivele më të larta përgjatë vitit 2023.

Edhe pse euro nuk është monedha bazë e vendit, nënçmimi i saj kundrejt lekut padyshim që ka impaktuar ekonominë shqiptare, po ashtu edhe familjet të cilat e sigurojnë jetesën nga dërgesat e emigrantëve apo ato të cilat i kanë kursimet në euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco