Drejtori ekzekutiv i JPMorgan paralajmëron: SHBA-të po shkojnë drejt greminës ndërsa borxhi rritet

Drejtori ekzekutiv i JPMorgan paralajmëron: SHBA-të po shkojnë drejt greminës ndërsa borxhi rritet

10:13, 29/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, thotë se SHBA po shkon me shpejtësi drejt greminës ndërsa i vendit vazhdon të rritet, duke dhënë alarmin se situata duhet të zgjidhet para se të shkaktohet një krizë.

Shefi ekzekutiv i bankës më të madhe të vendit e bëri paralajmërimin gjatë një paneli diskutimi në Qendrën e Politikave Bipartizane të premten, kur atij iu kërkua mendimi i tij se çfarë do të thotë për ekonominë nëse qeveria federale nuk e zgjidh këtë çështje.

Dimon e nisi përgjigjen e tij duke kujtuar sesi ekonomia dukej në vitin 1982, me inflacion rreth 12%, normë kryesore rreth 21.5% dhe papunësi diku rreth 10%, dhe borxhi ishte rreth 35% e prodhimit të brendshëm bruto. Ai vuri në dukje se sot, raporti i borxhit ndaj PBB-së është mbi 100%, dhe tha se parashikohet të arrijë në 130% deri në vitin 2035.

"Dhe është një shkop hokeji," tha Dimon, duke përshkruar se si rritja e borxhit do të shfaqej në një tabelë.

Ai tha se SHBA nuk e ka arritur ende valën e "shkopit të hokejit", "por kur të fillojë, tregjet në mbarë botën – meqë ra fjala, sepse të huajt zotërojnë 7 trilion dollarë borxhe të qeverisë amerikane – do të ketë një rebelim, dhe kjo është mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë këtë”.

"Është një greminë, ne e shohim greminën," tha Dimon. "Është rreth 10 vjet larg, ne po shkojmë me 100 km/h drejt saj."

Dimon u pajtua me ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, i cili e quajti borxhin e mbledhur si "kriza më e parashikueshme që kemi pasur ndonjëherë".

Perspektiva për nivelin e borxhit federal është e zymtë, me ekonomistët që i bien gjithnjë e më shumë kambanave të alarmit mbi ritmin e shpejtë të shpenzimeve nga Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë.

Gjetjet e fundit nga Zyra e Buxhetit të Kongresit tregojnë se borxhi kombëtar pothuajse do të dyfishohet në tre dekadat e ardhshme. Në fund të vitit 2022, borxhi kombëtar u rrit në rreth 97% të prodhimit të brendshëm bruto. Sipas ligjit aktual, kjo shifër pritet të rritet në 181% në fund të vitit 2053 - një barrë borxhi që do të tejkalojë shumë çdo nivel të mëparshëm.

Nëse ky borxh materializohet, mund të rrezikojë pozitën ekonomike të Amerikës në botë./Fox Business - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco