Mishi ndër 20 mallrat më të importuara në 7-mujorin 2023

Mishi ndër 20 mallrat më të importuara në 7-mujorin 2023

13:11, 03/11/2023
A+ Aa A-

Produktet ushqimore ishin në mesin e 20 mallrave më të importua në vend gjatë 7 mujorit 2023, sa i përket vlerës.

Doganat arkëtuan nga tarifat e importit të ushqimeve rreth 8 miliardë lekë në janar-korrik të këtij viti, shumë kjo sa 10 për qind e totalit te të ardhurave doganore të grumbulluara në këtë periudhe.

Bilanci i tregtisë me jashtë për ushqimet u përmirësua këtë vit, por importet në disa artikuj kanë pësuar rritje të mprehtë. Gjatë 7-mujorit 2023 importet e ushqimeve në vlerë ishin 2,3 herë më të larta se eksportet, ndërsa në të njëjtën periudhe të vitit 2022 ky raport ishte 2.9.

Por teksa në bazë vjetore importet e drithërave dhe sheqerit u ulen, produkte të tilla si mishi, bulmeti, birra dhe ushqimet e përpunuara shënuan rritje të mëtejshme nga kërkesa më e lartë që erdhi si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive ne turizëm.

Psh ushqimet ishin produkti i pestë më i importuar për nga vlera këtë vit, prej të cilave doganat arkëtuan 3,4 miliardë lekë në formën e tatimeve dhe tarifave.

Për nga vlera e taksave që paguhen në doganë, karburantet erdhën të parat me rreth 26,2 miliardë lekë, ose sa 22 për qind e të ardhurave doganore në këtë periudhë. Cigaret janë produkti i dytë më i importuar për me rreth 15,4 miliardë lekë ose 12,6% e totalit te të ardhurave doganore gjatë 7-mujorit 2023.

Duhani është një produktet më të tregtuara globalisht për shkak të përdorimit të gjerë në të gjithë popullsinë e botës. Në vitet 1980 Shqipëria prodhonte 18-20 mijë tonë duhan në vit, sasi kjo gati katër herë më e madhe se konsumi vjetor aktualisht.

Vendi ynë ka një klimë të mirë për kultivimin e kësaj bime për të ulur varësinë e importeve të shtrenjta, mirëpo disa strategji që kanë ndërmarrë qeveritë gjatë tranzicionit nuk kanë qenë të suksesshme. Aktualisht prodhimi i duhanit është 1200-1400 tonë në vit dhe zakonisht përdoret për vetë- konsum.

Importet po rriten edhe në disa produkte ushqimore si birra edhe pse vendi ka shumë njësi dhe fabrika të prodhimit të birrës në vend. Rritja e kostove të brendshme i ka bërë fabrikat shqiptare jo konkurruese me produktet e importit. Importet e janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, rritje që vazhdoi edhe me 2023.

Rritja e importeve të mishit po nxitet nga kriza që po kalon sektori i blegtorisë, ku numri i kafshëve po shënon rënie të shpejtë, teksa kërkesa është në rritje nga turizmi, duke qenë se kuzhina shqiptare tradicionale ka bazë mishin.

Frutat dhe primet vijojnë të grupi më i importuar në vend edhe pse prodhimi vendas në sera dhe zinxhirët e grumbullimit dhe përpunimit janë përmirësuar. Prodhimi vendas i cili në një pjesë të madhe po destinohet për eksport po lë gjithnjë e më shumë vend bosh në tregun e brendshëm, hendek që po plotësohet nga importi./Monitor

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco