Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rrugët, ARRSH 33.5 mln euro për segmentet Qafë Bualli-Martanesh dhe Elbasan-Qafë Thanë (III)

Rrugët, ARRSH 33.5 mln euro për segmentet Qafë Bualli-Martanesh dhe Elbasan-Qafë Thanë (III)

18:58, 13/10/2023
A+ Aa A-

Dy procedura prokurimi që përfshijnë investime në infrastrukturë u çelën këtë të premte nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Procedura e parë është ajo me objekt kontrate “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza III)” me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe e dyta “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh” me një fond limit pak më shumë se 1 miliard lekë.

Të dyja procedurat kanë një vlerë prej 3.58 miliardë lekë apo 33.5 milionë euro. Kontrata e parë e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë është vijim i projektit tashmë të nisur prej kohësh dhe për të cilin punimet në terren kanë avancuar sikurse është bërë me dije gjatë inspektimeve të zhvilluara në terren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Po këtë të premte janë hapur edhe dy procedura të tjera që lidhen me mbikëqyrjen e punimeve për kontratën “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafe- Thanë (Faza III)” dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafe- Thane (Faza IV)”. Çelja edhe e procedurës për mbikëqyrjen e fazës katër paralajmëron edhe nisjen e procedurës që lidhet me punimet civile për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza IV).

Projekti Elbasan-Qafë Thanë

Projekti i Elbasan-Qaftë Thanë është një nga akset më të rëndësishëm në vend për shkak se është pjesë e Korridorit 8 dhe ka një gjatësi mbi 50.1 kilometra. Në muajin gusht MIE pranoi se projekti ka ndryshuar pas negociatave me palën e Maqedonisë së Veriut dhe pika e re e daljes është afër Urës së Bushtricës. Aktualisht po punohet në Lotin 1 dhe Lotin 2 të gjatë përkatësisht 5 dhe 4.5 kilometra.

Sa i takon fazës së tretë në dokumente nënvizohet se ai fillon në fshatin Labinot Fushë në km -0+120, pranë urës metalike mbi lumin Shkumbin dhe përfundon në km 11+140, fill pas urës së Murrashit.

“Pjese e këtij projekti janë edhe punime për asfaltimin e segmentit km 1+440 – 6+500 (Faza I e projekt-zbatimit) dhe segmentit km 6+500 – 10+340 (Faza II e projekt-zbatimit). Pothuajse e gjithë traseja rrugore zhvillohet në anën e djathtë të rrjedhës së Lumit Shkumbin” thuhet në dokument.

Projekti i Qafë Bualli-Martanesh

Sipas dokumenteve zona ku zhvillohet aksi rrugor Qafë Bualli – Martanesh [SH50], i përket Bashkisë Bulqizë dhe ka një gjatësi prej 16.5km si dhe shtrihet në një terren të theksuar malor.

“Kuota mbi nivelin e detit në Qafë Bualli është rreth 1000m, ndërsa nga pjesa e fundit e projektit, në qytetit e Krastës shkon deri në 1250m mbi nivelin e detin. Kjo rrugë lidh qytetin e Krastës dhe zonën e Martaneshit me qytetin e Bulqizës dhe me gjithë rrjetin rrugor nacional.

Rruga përbëhet nga 2 korsi të asfaltuara kalimi nga 3m secila, të cilat janë totalisht të amortizuara nga trafiku i mjeteve të tonazhit të lartë që frekuentojnë këtë aks rrugor”, thuhet në dokument./Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco