Shqipëri/ Mbi 262 mijë autovetura janë mbi 20-vjeçare, me kambio manuale dhe konsum nafte

Shqipëri/ Mbi 262 mijë autovetura janë mbi 20-vjeçare, me kambio manuale dhe konsum nafte

17:45, 13/10/2023
A+ Aa A-

51.1% e autoveturave që qarkullojnë në Shqipëri janë me moshë 11-20 vite, pra mjete të prodhuara nga viti 2002-2011.

Sipas shifrave, kategoria e dytë ose 40,9% e totalit të makinave që qarkullojnë në vend, janë prodhuar përpara vitit 2002, pasi jetëgjatësia e tyre është mbi 20-vjeçare. Në Shqipëri janë të regjistruara 639.379 autovetura gjithsej ku mbi 262 mijë janë me vit prodhimi përpara vitit 2002, kurse mbi 326 mijë mjete janë të prodhuara në harkun kohor 2002-2011.

Për të frenuar futjen e makinave të vjetra dhe të përdorura në vend DPSHTRR, ka vendosur që prej 1 janarit të këtij viti të mos hyjnë në vend makina të prodhuara përpara vitit 2007.

Më pas janë makinat me jetëgjatësi 6 deri 10 vjeçare, që zënë 5.5% të totalit, kurse makinat e reja me vit prodhimi nga 2017-ta, është vetëm 2.5% e totalit të autoveturave që përdoren në vend. Shumica e mjeteve janë me kambio manuale dhe me konsum naftë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco