Ministria e Jashtme lëshon dorën/ 130 mijë euro tender për përkthim e legjislacioni të BE-së; 20 euro 1 faqe A4!

Ministria e Jashtme lëshon dorën/ 130 mijë euro tender për përkthim e legjislacioni të BE-së; 20 euro 1 faqe A4!

16:38, 04/10/2023
A+ Aa A-

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka finalizuar tenderin e përkthimit, ashtu siç e ka dashur “tradita” edhe në vitet e mëparshme. Megjithëse janë një duzinë punonjësish në atë ministri, me nga dy a tri fakultet (në letra), ku kushti kryesor është edhe gjuha e huaj anglisht, sërish ky dikaster shpenzon qindra mijëra euro për të përkthyer legjislacionin e BE-së. Një çmenduri më vete, pasi do të mjaftonin që të punësoheshin disa përkthyes dhe të kurseheshin qindra mijëra euro. Por, duke akorduar shuma të mëdha ka për të gjithë, për punonjësit, firmën e të tjerë.

Mësohet se fondi i akorduar për këtë tender është 13.128.66 lekë pa TVSH. Ndërkohë, që parashikohen të përkthehen 6600 faqe A4. Nga një përllogaritje e thjeshtë, rezulton se 1 faqe A4 do të përkthehet në shumën e 20 eurove.

Shpallja e fituesit të tenderit për përkthimin e legjislacionit të BE-së

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit të tenderit me objekt “përkthim i legjislacionit të Bashkimit Evropian”. Fondi i akorduar, është 13,128,666 lekë pa TVSH, teksa kohëzgjatja e kontratës ose marrëveshjes kuadër për zbatimin e saj është 1 vit marrëveshja kuadër, 45 ditë kontratat e lidhura në bazë të saj. Në dokumente shoqëruese thuhet se kërkohet “përkthim i legjislacionit të BE anglisht-shqip” dhe “përkthim i legjislacionit të BE shqip-anglisht”.

“Përkthim i legjislacionit  të BE anglisht-shqip në 6412 faqe. Përkthim i legjislacionit të BE shqip-anglisht 188 faqe”, thuhet në dokumentet sheqeruese. Pra, gjithsej 6600 faqe për 13.128.66 lekë pa TVSH. Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë del se 1 faqe A4 do të përkthehet me 1.900 lekë të rinj pa TVSH, ose me TVSH rreth 20 euro për 1 faqe.

Tabelat e afateve dhe faqeve që kërkohen të përkthehen nga Ministria e Jashtme

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, struktura e formës së përkthimit bazuar në formatin e botimeve në Fletoren Zyrtare. Mësohet se formati i faqes duhet të jetë me margin, lloji i shkrimi duhet të jetë “Times New Roman”, madhësia (font size) 12 në të gjithë faqen, me përjashtim të fundshënimeve. Mësohet se titulli i aktit ligjor duhet të jetë me të zezë dhe lart duhet të ketë numrin e vet serial CELEX. Nenet në rastet kur përdoren veçmas, me qëllim renditës, p.sh. Neni 1, Neni 2 etj., duhet të shkruhen me N të madhe pra Neni 1, Neni 2 etj., jo me Bold dhe në qendër të faqes. Pra të dhënë teknike dhe me një njohuri minimale të WORD-it. Por, që për këto përkthime do të paguajmë qindra mijëra euro, aq më tepër me çmime tepër të fryra./BoldNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco