Nga  Shqipëria drejt Amerikës: Ngjarjet më të rëndësishme në aspektin e Cilësisë për kompaninë Lufra ndër vite

Nga Shqipëria drejt Amerikës: Ngjarjet më të rëndësishme në aspektin e Cilësisë për kompaninë Lufra ndër vite

10:19, 04/10/2023
A+ Aa A-

Rrugëtimi që pozicionoi kompaninë si lider në industrinë e përpunimit të qumështit, ishte i mbushur me suksese për kompaninë Lufra: certifikime të cilësisë ISO, akreditimet nga IFS (International featured Standards) dhe aprovim nga FDA për eksportet e produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një traditë ekselence

Që nga themelimi i saj në vitin 1992, Lufra ka qenë një pjesë e rëndësishme në shtëpitë shqiptare. Kompania ka ndërtuar një reputacion të lartë për cilësinë dhe besueshmërinë e saj. "Besimi i klientëve tanë dhe transparenca kanë qenë gjithmonë prioritetet tona", thekson kompania.

Standarde Globale Pioniere të Cilësisë

Image

Angazhimi i Lufra për cilësinë është i dukshëm në akreditimet e saj. Përtej certifikimeve ISO, kompania është në prag të arritjes së standardeve IFS, të cilat njihen globalisht për garantimin e sigurisë së ushqimit të klasës së pare dhe prodhimit. "Synojmë jo vetëm për të përmbushur, por për ta tejkaluar standardin e industrisë", thekson kompania.

Eksportet Ndërkombëtare

Duke shtuar një tjetër arritje në historikun e saj, Lufra ka marrë aprovimin nga FDA (Agjencia e kontrollit të ushqimit në SHBA) për eksportet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dërgesa të rregullta gjatë dy viteve të fundit. "Ky nuk është thjesht një sukses për Lufrën, por për bizneset shqiptare në përgjithësi. Tregon se standardet tona janë konkurruese në nivel global," shton kompania.

Praktika të qëndrueshme përmes partnerëve afatgjatë

Image

Një nga gurët e themelit të suksesit të Lufra është marrëdhënia e saj afatgjatë me fermerët vendas, disa prej tyre që mbi 30 vjet. "Ata nuk janë thjesht furnizues, ata janë një pjesë  e familjes Lufra," komenton kompania. Kjo siguron që çdo produkt është i bazuar në besim dhe praktika etike.

Reputacioni i ndërtuar për të ardhmen

Në një periudhë kur besimi ndaj prodhuesve në përgjithësi është shumë vunerabël, Lufra mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për cilësi dhe transparencë. "Ne kemi ndërtuar me shumë mund këtë reputacion prej 30 vitesh dhe jemi të vendosur në ruajtjen e tij," siguron kompania.

Planet për në ambalazhimin e qëndrueshëm

Image

Lufra është kompania e parë e bulmetit që ka investuar në teknologjinë moderne të Tetra Pak për të ofruar ambalazhim e kartoni miqësore ndaj mjedisit. "Kemi zgjedhur atë që është ndoshta makineria e ambalazhimit më e përparuar në botë për produkte të freskëta të bulmetit" thekson kompania.

Për ata që janë konsumatorë besnikë të kompanisë Lufra ndër vite, ky artikull konfirmon atë që ata gjithmonë kanë ditur: Lufra është një markë e personifikuar me cilësinë, si lokalisht, ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco