'20 milionë euro, pasojat e sulmit terrorist në ekonominë e Kosovës'

'20 milionë euro, pasojat e sulmit terrorist në ekonominë e Kosovës'

08:50, 04/10/2023
A+ Aa A-

“Konsumi i përgjithshëm ra 4%. Bizneset ulën aktivitetetin e tyre deri në 10%. Vizitat turistike e familjare ranë 50%. Shitja e patundshmërisë ranë 50%. Interesimi për investime të huaja ishte 0%. Kosova ka pasur një humbje të qarkullimit të brendshëm për 20 milionë euro”.

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka realizuar e publikuar një studim një javor “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se AKB gjatë gjithë javës së kaluar ka përcjell nga afër situatën e krijuar nga sulmi diversant ku kishte qëllim ndërrimin e rendit kushtetues në Kosovë dhe atë administrativ në Veri, njofton RTK.

Sipas tij ky sulm terrorist i përmasës së gjerë ku kishte synim t’i marr nën kontrolli pika vitale në veri të Kosovës dhe ndarje në lumin Ibër. Ai shtoi se ky sulm përfundoi me viktima minimale si nga ana e Policisë së Kosovës ashtu edhe nga ana e terroristëve të ardhur nga Serbia e me gjerë, falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-së, theksoi se java e kaluar la mbrapa vetes shumë të panjohura, sulme paraushtarake, parapolicore dhe parapolitike që trazuan Kosovën, Ballkani, BE, SHBA, dhe KFOR-in, por mbi të gjitha qytetarët e Kosovës pa dallim: konsumatorët, te bizneset dhe investitorët.

“7 ditë pas sulmit terrorist, la pasojat në ekonomin e Kosovës”, tha Agim Shahini.

Më tej Shahini shtoi se vrasja e rreshterit policor Afrim Bunjaku në krye të detyrës duke tentuar me trup të vet të ndalë diversantët dhe terroristët për të mos bërë ndonjë masakër apo sulm terrorist mbi institucionet dhe popullin e Kosovës në Veriun e vendit ishte heroizëm.

Sipas tij kështu Kosova ndërroj rolin e vet në arenën ndërkombëtare të cilët neve na sanksionuan e na kritikuan për mos dialog dhe mos përmbushje të Marrëveshjes me Serbinë.

Ai tha se deri këtë kohë Serbia luajti rolin e viktimës, por duke përgatitur alternativ tjetër  aksionin terrorist si opsion real për të arritur qëllimet e veta destabilizuese dhe sunduese në Veriun e Kosovës.

Sipas Shahinit faktori ndërkombëtar u bind se Kosova është bashkëpunese, por edhe demokratike në anë tjetër në  gatishmërinë e plotë për të ruajtur sigurinë publike në gjithë Kosovën. “AKB-ja, kërkon nga institucionet shtetërore dhe politike që të bëhen bashkë për të mirë të Sigurisë dhe zhvillimit të shtetit. AKB fton të gjitha partitë politike të ulin flamujt politik dhe të ngritin atë të shtetit të Kosovës”, tha Agim Shahini.

Ndërsa njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, theksoi se vlerësimet e tilla ekonomike  janë të nevojshme.

“Është pikërisht qëllimi i Serbisë që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht. Është shumë e nevojshme që të vlerësohet ekonomikisht situata. Interesat politike kanë pluset dhe minuset e tyre, por në një kohë afatgjate po dëmtohet interesi ekonomik. Që nga pas lufta, ekonomia ka mbetur nën hije. Edhe Serbia e ka këtë qëllim, që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht”, tha  Kadriaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco