KAFE SHQETO/ Italia ul çmimet, Cenko: Qeveria shqiptare, zero kontribute në përmirësimin e jetës së qytetarëve

KAFE SHQETO/ Italia ul çmimet, Cenko: Qeveria shqiptare, zero kontribute në përmirësimin e jetës së qytetarëve

10:00, 29/09/2023
A+ Aa A-

Qeveria italiane do të nënshkruajë një marrëveshje me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendit me synimin për të ulur çmimet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor.

Sipas shtypit, çmimet do të bien nga 1 tetori deri në fund të vitit mesatarisht 10%. “Çmimet e kufizuara” do të vlejnë për tre muaj, deri në fund të vitit dhe llogaritet se çdo familje në vend do të kursejë gjithsej deri në 150 euro.

Enriko Cenko, eksperti i ekonomisë ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në KAFE SHQETO ku u shpreh se qeveria shqiptare po krijon mekanizma për ta shkarkuar energjinë e popullit, por jo në drejtimin e përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Pjesë nga deklarata e tij:

Enriko Cenko: ‘Duket se debati është fikusuar mes liberalëve dhe joliberalëve ku në të vërtetë duhet fiksuar mes liberalëve dhe konservatorëve. Kështu që unë mendoj se në Itali kam përshtypjen se debatet po shkojnë drejt kësaj qasjeje dhe si të thuash pikëpamjet e djathta për liberaizmin e tregut dhe dhënies së forcave të ekonomisë së tregut të kenë mundëisnë të bëjnë konkurrencë duket se po ndikon në tregun italian. 

Por nuk është vetëm ky treg që po merr këtë qasje sepse po të shikojmë që nga qershori e në vazhdim  qeveria austriake ka marrë masa të ngjashme, ajo e Gjermanisë, Danimarkës dhe e Holandës po ashtu edhe pse nuk shquhen për konservatorizëm. Kjo është një qasje europiane që po shkon në balancimin e tregut dhe dhënies së mundësive që nëse konkurrojnë mund të sjellin progres dhe kushte më të mira për tregun.

Nëse do ti referohemi Shqipërisë, puna  është se pjesa  që drejtojnë shoqatat e biznesit në vend nga pikëpamja ime personale është që ata janë ish-punonjës të shtetit ose njerëz që janë futur aty për të drejtuar shoqatat në mbështetje të politikës duke çliruar energji në drejtime të gabuara. Populli shqiptar ka energji të mrekullueshme, puna është se sa herë ne bëhemi gati të themi fjalën ne, ato energji kanalizohen në gjë jo të dejtë. 

Marrim shembull këtu protestën për ‘Teatrin’ e cila zgjati dy vite, po ku shkoj ajo enrgji që patëm për të, marrim protestën e studentëve për përmirësimin e arsimit, u bë gjitha ajoo protestë, ku vajti gjithë ajo energji? Pra kjo qeveri ka krijuar mekanizma për ta shkarkuar energjinë e popullit në drejtime të ndryshme por jo në drejtimin e përmirësimit të jetës së qytetarëve'.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco