Kamarierët më të kërkuarit nga bizneset shqiptare – Cilët janë punonjësit më të domosdoshëm që listohen në Agjencinë e Punësimit?

Kamarierët më të kërkuarit nga bizneset shqiptare – Cilët janë punonjësit më të domosdoshëm që listohen në Agjencinë e Punësimit?

15:42, 26/08/2023
A+ Aa A-

Nëse do të kërkojmë në portalin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në një muaj rezultatet tregojnë se një nga punët më të kërkuara në Shqipëri është ajo e stafeve të shërbimit duke filluar nga kamarierët, banakierët, kuzhinierët, sanitarët etj.

Në vetëm një muaj pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit shihet që janë të listuar 129 vende vakante për kamarierë. Strukturat e shërbimeve, lidhur me fluksin e turistëve po përballen me një kolaps për forcën e punës.

“Ne kemi një krah pune sot të paspecializuar përsa i përket industrisë turistike, kjo për dy arsye: e para mungesa e alternativave akademike për të studiuar apo përgatitur një grup pune që do të shërbejë në industrinë turistike, dhe e dyta janë të ardhurat. Stafi apo krahu i punës në industrinë turistike në bregdetin shqiptar punon apo është 6 muaj apo 7 muaj maksimumi. Dhe pjesën tjetër të vitit këta detyrohen që të riorientohen në industri të tjera të cilat i sigurojnë punë gjatë gjithë vitit,” u shpreh Ferjolt Ozuni, Ekspert Turizmi.

Në punët e renditura pranë Agjencisë së Punësimit ajo që vihet re është fakti që punëkërkuesit kanë domosdoshmëri për punojës të paklualifikuar, e ndërsa ato që kërkohen më së shumti janë shitës, lulishtar, punëtor për ndërtim, për mobilieri, punëtor i punëve me dorë, punonjës në markete, shoferë etj./SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco