Podcasti/ Sa e përgatitur është Shqipëria për modelin e Ekonomisë qarkulluese

Podcasti/ Sa e përgatitur është Shqipëria për modelin e Ekonomisë qarkulluese

19:45, 22/08/2023
A+ Aa A-

Diskutim sa i përket zbatimit te modelit të ekonomisë qarkulluese:Hapat që duhet të ndiqen dhe benefitet që ka zbatimi i këtij modeli në Shqipëri. I ftuar Gjergj Buxhuku.

Me pjesëmarrjen e dy anëtareve të “Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca”, Aurora Barçi dhe Besmira Manaj.

‘Përshëndetje dëgjues të Podcastit të organizuar nga Departamenti i Brain Gain dhe Ekselenca të Partisë Demokratike!

Jemi kthyer me një episod të ri të frymëzuar nga sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik në Shqipëri. Në episodin tonë të tretë të podcastit, bisedojmë gjerësisht mbi "Ekonominë Qarkulluese".

Duam t'ju prezantojmë nje analizë teorike dhe praktike, drejt një modeli inovativ që ka potencial të sjellë një ndryshim pozitiv në ekonominë shqiptare’, thuhet në reagim.

Dy anëtare të Departamentit:

Aurora Barçi: Specialiste finance në një kompani daneze që është prodhuese e kabujve elektrik të ndryshëm në sektorin e energjisë së rinovueshme,me fokus projekte me impakt të konsiderueshëm në revolucionin e kalimit të energjisë nukleare në atë të energjisë së Erës në Gjermani, por jo vetëm.

Besmira Manaj: doktoreshë shkencash në Gjeopolitike dhe zhvillim të qëndrueshëm, lektore dhe konsulente.

Do të shpjegojnë bazat e ekonomisë qarkulluese dhe prezantojnë avantazhet e ketij modeli ekonomik.

Për të na ndihmuar të kuptojmë se si ky model mund të zbatohet në realitetin shqiptar ekonomik, kemi nderin të kemi të ftuar të veçantë, presidentin e Konfindustrisë Shqiptare, Z. Gjergj Buxhuku.

Nëpërmjet diskutimit dhe analizës sonë, do të eksplorojmë më tej mundësitë konkrete të implementimit të ekonomisë qarkulluese në kontekstin shqiptar, përfshirë një projekt pilot interesant.

Ju ftojmë të na dëgjoni në këtë diskutim të frytshëm për të kuptuar se si mund të ndikojë kjo paradigme e re në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. 🔗 #BrainGainPodcast #EconomiaQarkulluese #ZhvillimEkonomik

Linku për ta ndjekur në Spotify: https://open.spotify.com/episode/3sJQBvGGPCJ6fRLjEnpjOv      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco