1 në 3 shqiptarë nuk ka para të konsumojë një vakt mish në muaj, ndërsa 3 në 3 pushtetarë janë nginjur nga korrupsioni

1 në 3 shqiptarë nuk ka para të konsumojë një vakt mish në muaj, ndërsa 3 në 3 pushtetarë janë nginjur nga korrupsioni

20:19, 11/07/2023
A+ Aa A-

Në të gjithë botën çmimet e ushqimeve kane fituar një stabilitet, ndërsa në Shqipëri vijojë të qëndrojnë të larta dhe me tendencë të theksuar rritje.

Prilli ka shënuar rritje me 3.4% të çmimeve të ushqimve, fruta-perime, vaji, mishi, bulmeti.

Vaji, mielli dhe buka e cila arriti një rritje deri në 40% gjatë 2022 nuk janë ulur më në Shqipëri, në të gjitha vendet e tjera janë ulur.

Qeveria krijoi edhe borde antikushtetuese për karburantin dhe ushqimet dhe rezultati është rritje-rritje-rritje.

Sipas statistikave të INSTAT, grupi i ushqimeve u rrit me 3,4% në muajin prill, ndërsa nëngrupi grupi i drithërave pësoi rritje me 5%. Koston më të madhe në tryezën e familjeve shqiptare vijon ta ketë veza, qumështi dhe djathi me rritje 15%, ndërsa në fillimvit rritja për këtë kategori ishte deri në 28%.

Të dhënat tregojnë se 1 në 3 shqiptar nuk ka mundësi të konsumojë mish apo djathë, të cilat janë me çmime të përafërta.

Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike po vuajnë më së shumti këtë rritje galopante çmimesh. Por edhe shtresa e mesme është prekur rëndë nga inflacioni.

Qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për zbutjen e varfërisë në vend.

Ndërkohë që shqiptarët shohin çdo ditë superskandale korruptive të pushtetarëve, të cilët janë nginjur me paratë që vjedhin nga taksat dhe pasuritë e shqiptarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco