Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Vaji nuk shitet/ Qeveria me qëndrim skandaloz: Mbollët shumë ullinj

09:42, 28/12/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, nuk dha një zgjidhje për mungesën e tregut, për vajin e ullirit. Krifca deklaroi se janë mbjellë më shumë pemë se sa u planifikuan, ndërsa u shpreh e hapur për dialog, me deputetin Erion Braçe, megjithëse nuk ka pranuar propozimet e tij për bujqësisë

SYRI TV

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, nuk ka një zgjidhje për prodhuesit e vajit të ullirit, të cilët kanë prodhim të lartë, por nuk kanë treg ku ta shesin produktin e tyre.

Në një dalje për mediat, pas mbledhjes se qeverisë, ministrja pranoi dështimin e politikave për këtë problematikë, duke e justifikuar këtë çështje, me faktin që janë mbjellë më shumë peme, se sa ishin planifikuar. 

Ministrja e Bujqësisë u shpreh e hapur për të dialoguar edhe me  kolegun e saj socialist, Erjon Braçen, por nuk kishte një argument konkret, se përse qeveria ka refuzuar propozimet e tij, në ndihmë të bujqve. 

Gjatë seancës së fundit plenare, mazhoranca rrëzoi disa propozimet e deputetit socialist Braçe, për një fond shtesë për bujqësinë, ndërsa ish zv.kryeministri akuzoi AZHBR dhe ministrinë për klientelizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco