BQE propozon rritje të normës së interesit për uljen e inflacionit në Eurozonë, pavarësisht recesionit

BQE propozon rritje të normës së interesit për uljen e inflacionit në Eurozonë, pavarësisht recesionit

13:16, 23/12/2022
A+ Aa A-

Normat e interesit do të vazhdojnë të rriten ndërkohë që Eurozona bie në recesion, ka bërë të ditur një ekzekutiv i rangut të lartë në Bankën Qendrore Evropiane (BQE).

eklaratat e tij pasojnë rritjen e fundit të normës së interesit, njoftuar nga autoriteti monetar javën e kaluar, dhe parashikimet e rishikuara që tregojnë inflacion më të lartë nga sa pritej në Evropë për të ardhmen.

Duke pranuar se Eurozona po hyn në recesion, zëvendëspresidenti i BQE, Luis de Guindos, këmbëngul se rregullatori duhet të vazhdojë të rrisë normat e interesit në mënyrë që të mbajë nën kontroll inflacionin. Me treguesin që ka gjasa të mbetet shumë mbi objektivin e stabilitetit të çmimeve, inflacion 2% në termat afatmesëm, kreu i lartë ekzekutiv tha për Le Monde se “nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të veprojmë”.

Më 15 dhjetor, BQE rriti normën e interesit të depozitave me agat me 50 pikë bazë në 2%. Në intervistën e kryer në të njëjtën ditë, por të publikuar nga e përditshmja franceze dhe banka më 22 dhjetor, De Guindos pranoi se ekonomia evropiane është “ndoshta në territor negativ” gjatë tremujorit të katërt të 2022. Me GDP që pritet të tkurret me 0.2% , ai shpjegon:

“Treguesit kryesorë që kemi nuk janë të mirë. Prandaj, projeksionet tona presin që zona e euros të bjerë në një recesion të butë në tremujorin e fundit të këtij viti dhe në tremujorin e parë të 2023, kur GDP pritet të tkurret me 0.1%”.

Ndërsa parashikimet e rritjes të publikuara në dhjetor janë të ngjashme me vlerësimet e shtatorit, ato për inflacionin kanë ndryshuar ndjeshëm, theksoi ish-ministri i ekonomisë i Spanjës. Pritjet për inflacionin janë rishikuar ndjeshëm në rritje, nga 5.5% në 6.3% për vitin 2023 dhe nga 2.3% në 3.4% për vitin 2024, detajoi de Guindos.

Gjatë një konference për shtyp pas rritjes së normës së javës së kaluar, presidentja e BQE, Christine Lagarde, njoftoi se do të ketë disa rritje të tjera vitin e ardhshëm. I pyetur nëse kjo do të shkaktonte pakënaqësi te disa qeveri, zëvendësi i saj theksoi se inflacioni është aktualisht problemi kryesor për vendet në të gjithë Evropën.

Ndërsa pranoi se rritja e normave të interesit do të rrisë kostot e financimit për qeveritë evropiane, Luis de Guindos këmbënguli se BQE duhet t'i përmbahet mandatit të saj. Me inflacionin aktualisht në 10%, bankieri është i bindur se “nuk kemi zgjidhje… sepse nëse nuk e kontrollojmë inflacionin, nëse nuk e vendosim inflacionin në një trajektore konvergjence drejt 2%, do të jetë e pamundur që ekonomia të rimëkëmbet”.

Komentet e tij vijnë pasi Rezerva Federale e SHBA rriti normën e fondeve federale me 50 pikë bazë në mes të dhjetorit. Rritja me 0.5 pikë përqindje pasoi katër rritje të njëpasnjëshme të normës me 75 pikë bazë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco