Nafta në bursë pëson rënie historike, bordi i Ramës vijon të zhvasë shqiptarët

Nafta në bursë pëson rënie historike, bordi i Ramës vijon të zhvasë shqiptarët

21:43, 29/11/2022
A+ Aa A-

Në bursë çmimi i naftës ditët e fundit ka pësuar rënie, duke prekur nivelin e të njëjtës periudhë të një viti më parë. 

Por në Shqipëri nafta vijon të tregtohet me çmim abuziv. 

Nga mbledhja e fundit, bordi e ka ulur me vetëm 5 lekë, nga 211 lekë për litër që ishte, në 206 lekë. 

Benzina do të tregtohet me 191 lekë për litër, ndërsa gazi nuk ndryshon, 71 lekë për litër. 

Vendimi i Bordit
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. 

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco