Bordi komunist i Ramës vijon talljen, nafta me ulje rekord të çmimit në bursë, te ne me vetëm 3 lekë

Bordi komunist i Ramës vijon talljen, nafta me ulje rekord të çmimit në bursë, te ne me vetëm 3 lekë

13:52, 25/11/2022
A+ Aa A-

Bordi komunist i Edi Ramës vijon sërish tallje me konsumatorët shqiptarë pasi gjatë ditës së sotme ka vendosur që çmimi i naftës të ulet me 3 lekë dhe ai i benzinës me 1 lekë. 

Në vendimin e fundit, bordi vendosi që çmimi i naftës të shitej me 214 lekë/ litri dhe ai i benzinës 195 lekë/ litri. 

Kujtojmë që çmimi i naftës ka arritur ulje rekord në bursë, por bordi nuk e vlerëson të arsyeshme që shqiptarët të paguajnë çmimin real por duhet të vijojnë të vidhen ashiqare. 

Vendim i Bordit të Transparencës25.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 25 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +8 nga data 21.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 938, -7nga data 21.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 112. 83 (-2.04 nga data 21.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco