Publikohet projektbuxheti, Rama rikthen bastet sportive nga 1 janari

Publikohet projektbuxheti, Rama rikthen bastet sportive nga 1 janari

11:57, 20/10/2022
A+ Aa A-

Qeveria ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2023.

Nga ajo që mësohet paraprakisht, në të është përfshirë edhe rikthimi i basteve sportive, që risin nga 1 janari 2023.

Qeveria ka në plan ndërkohë rikthimin e basteve sportive nga 1 janari 2023, që pritet të sjellë nga taksat 2 miliardë lekë. Ndërsa prezantohet një taksim special për prodhuesit e energjisë elektrike që e kanë eksportuar atë jashtë vendit. Fitimet shtesë të këtyre kompanive, që kanë ardhur ekskluzivisht prej rritjes së çmimit në bursa do të tarifohen me 33%. Kjo taksë e veçantë pritet të sjellë në buxhet 71 milionë euro.

Gjithashtu në draft vërehet rritja e parashikuar e shpenzimeve në 5,8 miliardë euro. Ashtu siç paralajmëroi kryeministri Rama më parë, qeveria ka parashikuar gjithashtu të ardhura shtesë nga kompanitë që prodhojnë energji, për të cilat ka vendosur të tatojë me 3% më shumë, fitimin shtesë.

Ndërkohë, në një vit elektoral investimet publike, pa përfshirë programin e rindërtimit do të rriten me plot 200 milionë euro. Qeveria parashikon për krizën energjetike, edhe një grant shtesë për sektorin prej 102 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco