Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Edhe FMN del kundër amnistisë fiskale: Ligji i ri favorizon evazorët

Edhe FMN del kundër amnistisë fiskale: Ligji i ri favorizon evazorët

10:51, 10/10/2022
A+ Aa A-

FMN ka komentuar sot mbi sugjerimet, shqetësimet dhe kritikat e tyre lidhur me projektin e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.

Sipas përfaqësueses së FMN, Yan Sun, ky ligj mund të shërbejë si ‘kartë’ për të shpëtuar nga detyrimet e pagesës dhe “për të ndihmuar e favorizuar evazorët”.

“Ne kemi marrë ligjin që në korrik. I kemi paraqitur komentet e shqetësimet tona qeverisë, së pari amnistia mund të konsiderohet dëmtim për moralin tatimor".

"Ligji mund të përdoret si kartë për të dalë nga detyrimi i pagesës së gjithë detyrimeve e për të ndihmuar e favorizuar evazorët, duke qenë se përfshin një falje të konsiderueshne të atyre që kanë dhe një heqje të penaliteteve, që mund t'i japin imunitet efektiv nga ndjekja penale dhe nga kontrolli i përhershëm i ligjit këtyre personave dhe fondeve të tyre," tha ajo.

"Qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Por që ta konsiderojë, duhet të ketë përmbushur disa parakushte. Një sistem modern të administratës tatimore për marrjen e informacionit dhe po kështu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi për zbulimin. Nevoja për të pasur një sistem të tillë dhe për t’i dhënë besim publikut është të kuptohet se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, deklaroi Sun.

Sa i përket krizës ekonomike, ajo tha se FMN ka rekomanduar që ndihma të jetë më e shënjestruar, në mënyrë që të marrë mbështetje shtresa që vërtetë ka nevojë më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco