Transporti publik kërkon mbështetje, ose rritje të çmimit të biletës

Transporti publik kërkon mbështetje, ose rritje të çmimit të biletës

13:21, 05/10/2022
A+ Aa A-

Të vazhdojë subvencioni i shtetit, ose të rritet çmimi i biletës, pasi në të kundërt autobusët urbanë mund të shkojnë deri në ndërprerje të shërbimit.

Ky është paralajmërimi që vjen nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas. Transporti publik është një ndër sektorët më të prekur nga shtrenjtimi i karburanteve.

Në fund të korrikut, qeveria akordoi 500 milionë lekë nga paketa e dytë e rezistencës sociale, si mbështetje për të kompensuar naftën me 100 lekë për litër, për operatorët në treg. 

Shpërndarja e këtyre parave filloi në gusht, pasi muajt qershor dhe korrik kaluan pa mbështetje. Në vijim, kompanitë kërkojnë që të vazhdojë mbështetja, pasi nëse nuk ndërmerren masa, zgjidhja që sugjerohet është rritja e çmimit të biletës në 70-80 lekë.

Kostandin Fonit, anëtar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas u shpreh: “Hapat tona i kemi konkretizuar duke dërguar kërkesat në institucionet përkatëse. Pa përgjigje, atëherë edhe operatorëve me ato mundësi financiare që kanë dhe do të operojnë duke minimizuar flotën, përndryshe do shkohet drejt mbylljes”.

Bisedimet mes operatorëve dhe pushtetit lokal dhe atij qendror mbeten në nivelin e ofrimit të shërbimit ose jo, ndërsa shërbimi i ofruar dhe qarkullimi i autobusëve vijon të mbetet kaotik.

Qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile nga ana tjetër kërkojnë minimalisht informacion për linjat që ofrohen, për emërtimin e stacioneve, për frekuencën dhe oraret. Transporti publik urban përdoret mesatarisht çdo ditë nga rreth 200 mijë persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco