Alban Zusi: Të luftohet informaliteti, bizneset në vend janë të diskriminuara

Alban Zusi: Të luftohet informaliteti, bizneset në vend janë të diskriminuara

21:31, 01/12/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe Eksportuesve, Alban Zusi, në një intervistë në emisionin “Këndi i Pano Sokos” në Syri TV, foli për situatën ekonomike në vend.

Zusi thekson se duhet që të luftohet informaliteti, duke shtuar se bizneset në vend janë të diskriminuara.

“Informaliteti është i lehtë të luftohet, nëse duam. Unë përherë kam qenë kundër rritjes së pagës minimale me VKM, sepse hyjmë në mënyrë brutale në ekonomi tregu. Shteti nuk merr dot vendim që ky produkt shitet me 120 lekë për shembull e jo me 100. Nuk e merr dot vendimin, por shteti duhet që të thotë se pse jepen këta paga të ulëta.

Me rritjen e pagës minimale, bizneset po përqëndrohen në Tiranë, Durrës. Nëse ngre pagën minimale, biznesi nuk ecën përpara. Informaliteti është plagë, sëmundje, që dëmton rëndë ekonominë. Bizneset në Shqipëri janë të diskriminuar, kriminalizohen”, deklaroi Zusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco