Klima e tregtisë në Shqipëri, OKB: Asnjë përparim në dy vite

Klima e tregtisë në Shqipëri, OKB: Asnjë përparim në dy vite

13:16, 22/07/2021
A+ Aa A-

Shqipëria nuk bëri asnjë përmirësim në lehtësimin e kushteve të tregtisë në dy vitet e fundit. Ky është përfundimi i një ankete të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Lehtësimin e Tregtisë në 143 vende të botës.

Vendi ynë shënoi një nivel prej 52,69% për vitin 2021, si vlerësim për lehtësimin e tregtisë, nga 100% pikë maksimale.

Pozitivisht u vlerësuan transparenca, marrëveshjet dhe bashkëpunimet mes institucioneve ndërsa negativisht, formalitetet në procedura dhe dokumentacioni ndërkufitar.

“Kjo është pa diskutim barriera kryesore që ne kemi për të bërë tregti ndërkufitare, brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht, pengesa më e madhe për rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme”, thotë Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve.

Thuajse në të gjithë treguesit Shqipëria qëndron poshtë mesatares së vendeve që janë pjesë e Komisionit Europian si dhe Europës Juglindore ku bën pjesë vetë. “Problemi qëndron në mosnjohjen e realitetit dhe në mungesën e metodologjisë për gjetjen e zgjedhjeve dhe instrumenteve që favorizojnë eksportet”, thotë Zusi.

Anketa e Kombeve të Bashkuara vlerësoi se progresi më i lartë në lehtësimin e kushteve të tregtisë është bërë në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe Kaukaz dhe Turqi./A2CNN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco