VIDEO/ Bizneset shqiptare, pesimiste për të ardhmen, raporti: Shqiptarët kanë ulur konsumin

VIDEO/ Bizneset shqiptare, pesimiste për të ardhmen, raporti: Shqiptarët kanë ulur konsumin

11:32, 25/06/2021
A+ Aa A-

Bizneset shqiptare janë më pesimistet në rajon sa i përketë të ardhmes. Barometri i Opinionit të Biznesit i publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal raporton se optimizmi është në nivelet më të ulëta që nga viti 2014 duke treguar kështu gjendjen e përkeqësuar ekonomike. Sipas këtij raporti rënia e besimit ka rënë nga 65 pikë që ishte në vitin 2019 në 46 pikë, që është niveli më i ulët historik. 

Nga SYRI TV.

Kriza e shkaktuar nga shpërthimi dhe përhapja Covid-19 rrënoi një pjesë të madhe të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor më 2020. Perceptimet e biznesit treguan përkeqësim pas rritjes së vënë re vitet e kaluara. Barometri Opinionit të Biznesit i publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal solli një vlerë të ulët në 2020, një minimum historik prej 46 pikësh, pak më poshtë vlerës së saj prej 47 pikësh të vërejtur në 2014 dhe duke e ndalur rritjen e pandërprerë në 65 pikë në vitin 2019.

Për Shqipërinë, indeksi shënoi nivelin më të ulët që nga 2014, duke zbritur në 46, nga 48 që ishte në vitin e parë kur filloi të publikohej indeksi. Viti më i mirë ishte 2018-a, kur vlera e indeksi ishte 65 .

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rënia e besimit në vitin e pandemisë për kompanitë shqiptare ishte më e moderuar dhe mbeti në nivelin e mesatares rajonale. Më pesimistët ishin subjektet nga Kosova besimi i të cilëve u përgjysmua dhe ata nga Mali i Zi. Të dy këto vende shënuan dhe nivelin më të ulët të indeksit, në 44.

Sipas raportit, për shkak të pandemisë konsumi është zvogëluar dhe si rrjedhojë bizneset kanë raportuar vazhdimisht një rënie të kërkesës për produktet e tyre. 55% e bizneseve raportuan se kërkesa u përkeqësua, një rritje 9% me vitin 2019.

Ndryshe nga bizneset, publiku shqiptar në indeksin tjetër, atë të besimit të individëve, ishte më pesimisti në rajon sa i përket të ardhmes. Më 2019 indeksi i optimizmit për të ardhmen shënoi 50 për qind, por gjatë viti 2020 shihet është përkeqësuar ndjeshëm duke shënuar gjithashtu edhe nivelin më të ulët që nga viti 2014, që nga fillimi i matjeve nga Barometri i Ballkanit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco