Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Tronditëse/ Lojtari i Kolumbisë rrezikon të vritet si Escobar në Botërorin 1994

Tronditëse/ Lojtari i Kolumbisë rrezikon të vritet si Escobar në Botërorin 1994

08:47, 22/06/2018
A+ Aa A-

Nga nevrikosja te kërcënimi! Në Kolumbi ka rënë alarmi për sulmet në rrjetet sociale ndaj Carlos Sanchez, “fajtor” për kartonin e kuq të marrë në Kupën e Botës, në minutën e tretë të ndeshjes së humbur kundër Japonisë.

Mesfushori, që luan me Fiorentinën në Serie A, ka marrë disa kërcënime me jetë, si me mesazhe në telefon, ashtu edhe në “Instagram” apo “Facebook”, duke i thënë se do të përfundonte si Andres Escobar, mbrojtësi i vrarë në vitin 1994, i cili shkaktoi autogol në ndeshjen me Amerikën në Kupën e Botës 2014.

Mesazhet i janë dorëzuar policisë së Kolumbisë, e cila ka nisur hetimet ndaj personave që kanë vepruar në të tillë mënyrë.

Sipas “BLU Radio” edhe Interpol është shqetësuar dhe ka nisur të punojë për mbrojtjen e Carlos Sanchez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco