Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Marinsi amerikan: Mos e sulmoni ushtarakisht Kim Jong-un, ai 'eliminohet me iPhone'

Marinsi amerikan: Mos e sulmoni ushtarakisht Kim Jong-un, ai 'eliminohet me iPhone'

09:33, 13/09/2017
A+ Aa A-

Uashingtoni artikulon opsionet ushtarake dhe sanksionet ndaj Koresë së Veriut, për të bllokuar veprimet e diktatorit Kim Jong Un.

Ndërkohë që flitet edhe për sulme ushtarake, një ish-marins amerikan ka dhënë një teori të tij që mesa duket mund të funksionojë.

Jocko Willink ka treguar zgjidhjen se si mund të mposhtet diktatori i Koresë së Veriut.

Në Twitter, ai ka shkruar se nuk është e nevojshme ndërhyrja ushtarake dhe as ndonjë operacion i fshehtë për të vrarë Kim Jong. Sipas tij, zgjidhja janë telefonat iPhone.

“Hidhni 25 milionë iPhone mbi Korenë e Veriut dhe lidhini me wireless përmes satelitëve”, ka thënë ish-marinsi. Ai e mbështet teorinë e tij mbi faktin që shoqëria në shtetin komunist është e mbyllur dhe nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në botë.

“Kim Jong e kupton se në qoftë se shoqëria është e hapur dhe sapo njerëzit e Koresë së Veriut të kuptojnë se çfarë ndodh, regjimi diktatorial do të jetë i humbur, i paqëndrueshëm dhe do të përmbyset”, ka thënë Yun Sun, një ekspert për çështjet e Koresë së Veriut.

Ai e gjen me shumë vend propozimin e ish-marinsit amerikan dhe thotë se mund të funksionojë. Ai sjell në kujtesë edhe një rast të tillë të ngjashëm para disa vitesh, kur Koreja e Jugut fluturoi balona mbi Korenë Veriore, duke lëshuar pamflete dhe DVD. Shteti komunist u përgjigj me manovra ushtarake pasi ndjeu dobësinë në krahasim me demokracinë.

Sipas ekspertëve, Kim Jong frikësohet nga reagimi i njerëzve të Koresë së Veriut nëse do të mësojnë se çfarë ndodh realisht në botë. Për këtë arsye, e gjithë media në Korenë Veriore kontrollohet nga shteti dhe interneti nuk lejohet për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco