Ushtria ukrainase ka zhvilluar një valë të re sulmesh me dronë ndaj disa rajoneve të Rusisë, duke goditur mes të tjerash edhe një rafineri nafte në rajonin e Uljanovskut.
Sipas raportimeve nga banorë vendas dhe kanale ruse në Telegram, objektiva të ndryshme në disa qytete janë përfshirë në sulmet e natës, ndërsa pas një goditjeje me dron u raportua shpërthim zjarri në rafinerinë NS-Oil në Novospasskoje.
Rafineria, e vendosur rreth 650 kilometra larg kufirit me Ukrainën, është një impiant me kapacitet rreth 600 mijë tonë naftë të papërpunuar në vit. Ende nuk është bërë e ditur shkalla e dëmeve të shkaktuara.Kievi i konsideron objektet e industrisë së energjisë ruse si objektiva legjitime ushtarake, duke argumentuar se ato kontribuojnë në furnizimin me karburant dhe financimin e operacioneve të ushtrisë ruse.
Sulmet ndaj infrastrukturës së naftës kanë shtuar presionin mbi Moskën, ndërsa në disa zona të Rusisë janë raportuar vështirësi me furnizimin me karburant, rritje çmimesh dhe kufizime në shitje.
© SYRI.net