Britania ka njoftuar se ka tërhequr “përkohësisht” stafin e saj diplomatik të mbetur në Iran, ndërsa forcat amerikane bombarduan Republikën Islamike për natën e 12-të radhazi. Duke përmendur “tensionet” dhe “situatën e sigurisë” në rajon, Ministria e Jashtme Britanike vuri në dukje se stafi diplomatik ishte “tërhequr përkohësisht”, duke siguruar se ambasada e vendit tani po vepron vetëm “nga distanca”.
Njoftimi kujton se Londra ka lëshuar një direktivë që rekomandon që qytetarët britanikë dhe personat me shtetësi të dyfishtë britanike-iraniane të shmangin udhëtimet në Republikën Islamike, ku ekziston një “rrezik serioz arrestimi, marrjeje në pyetje ose ndalimi”.
Një masë e ngjashme u njoftua në shkurt, 24 orë para fillimit të luftës në Lindjen e Mesme , të shkaktuar nga bombardimet amerikano-izraelite kundër Iranit.
© SYRI.net