Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund

Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund

11:00, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin është përfunduar, duke shprehur një qëndrim të ashpër ndaj Teheranit gjatë një deklarate për gazetarët në samitin e NATO-s.

“Mendoj se ka marrë fund”, tha Trump, duke shtuar se nuk dëshiron më të merret me Iranin. Ai i quajti zyrtarët iranianë “gënjeshtarë” dhe tha se, sipas tij, negociatat nuk kanë më kuptim.

“Sa më përket mua, gjithçka ka përfunduar. Është humbje kohe të merresh me ta”, u shpreh presidenti amerikan.

I pyetur nëse negociatorët e të dyja palëve do të vazhdojnë kontaktet, Trump tha se ata “mund të flasin”, por vlerësoi se po “humbasin kohën”. Ai shtoi se personalisht nuk dëshiron të humbasë më kohë me Iranin.

Megjithatë, Trump theksoi se do t’i lejojë ekipit të tij negociator të vazhdojë bisedimet nëse e shohin të arsyeshme, edhe pse ai vetë nuk beson se ato do të sjellin rezultate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco