Ambasadori i Iranit në Pekin ka bërë të ditur se vendi po shqyrton vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës dhe gazit.
Sipas tij, masa e propozuar do të shoqërohej edhe me trajtim të veçantë për vendet që Teherani i konsideron aleate.
Ai ka shtuar se ky nuk do të ishte një taksim klasik, por një tarifë për shërbimet dhe monitorimin e kalimit në këtë zonë strategjike.Plani është diskutuar në kuadër të një forumi ndërkombëtar në Pekin, ku Irani ka theksuar gjithashtu bashkëpunimin me Omanin për marrëveshje të reja lidhur me menaxhimin e ngushticës.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë idenë, duke e konsideruar të papranueshme për lirinë e lundrimit në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.Ngushtica e Hormuzit mbetet një nyje kyçe për tregtinë globale të hidrokarbureve, ku kalon një pjesë e madhe e eksporteve botërore të naftës dhe gazit.
© SYRI.net