Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës.
Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste një shkolle parashutizmi.
Nga aksidenti humbën jetën piloti dhe të 10 pasagjerët në bord, mes tyre pesë studentë dhe pesë instruktorë.
Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes, bëri të ditur ministria.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
© SYRI.net