Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Afganistanin lindor, rreth 450 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kabul, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Lëkundjet sizmike prekën provincat Khost dhe Nangarhar, ndërsa u ndjenë edhe në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Sipas USGS, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej mbi 208 kilometrash. Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për viktima apo dëme materiale.
© SYRI.net