Foshnja e porsalindur shpëtohet nga rrënojat pas tërmeteve në Venezuelë, shikoni pamjet

Foshnja e porsalindur shpëtohet nga rrënojat pas tërmeteve në Venezuelë, shikoni pamjet

16:19, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ky është momenti prekës kur ekipet e shpëtimit nxorën një foshnjë të porsalindur, vetëm 18 ditëshe, nga rrënojat e një ndërtese të shembur, pasi Venezuela u godit nga dy tërmete vdekjeprurëse.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shpëtimtarët në qytetin e La Guaira duke e larguar me kujdes foshnjën nga rrënojat dhe duke ia dorëzuar një burri, i cili besohet të jetë babai i saj. Sipas AFP-së, edhe nëna u nxor e gjallë nga rrënojat pak më vonë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në mbarë vendin, pasi dy tërmetet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar të paktën 920 viktima dhe kanë lënë mbi 3.360 persona të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco