Tërmetet e fuqishme në Venezuelë, Tajani: Të verifikohet situata e italianëve, gati kërkesa për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së

Tërmetet e fuqishme në Venezuelë, Tajani: Të verifikohet situata e italianëve, gati kërkesa për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së

07:30, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Venezuelën, ndërsa autoritetet po vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe numrit të viktimave.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, bëri të ditur këtë mëngjes se ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e Italisë në Karakas, Giovanni De Vito, për t’u informuar mbi pasojat e lëkundjeve sizmike.

Sipas Tajanit, Ambasadës italiane i është kërkuar të verifikojë me prioritet situatën e qytetarëve italianë që ndodhen në Venezuelë. “Italia është e gatshme të ofrojë ndihmë”, deklaroi ai.

Kreu i diplomacisë italiane shtoi gjithashtu se Roma është e gatshme t’i kërkojë Bashkimi Evropian aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, instrument që koordinon dhe financon ndërhyrjet emergjente në rastet e fatkeqësive natyrore dhe krizave humanitare.

Ndërkohë, autoritetet venezueliane dhe ekipet e emergjencës po punojnë për të përcaktuar shkallën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe për të asistuar zonat e prekura./ Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco