Pamjet që vijnë nga Venezuela tregojnë përmasat e katastrofës së shkaktuar nga tërmetet e fuqishme që goditën vendin. Ndërtesa të dëmtuara, rrugë të mbuluara nga rrënojat dhe qytetarë që kërkojnë strehim janë skenat që po dokumentohen në zonat më të prekura.
Ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa po bëhet vlerësimi i dëmeve materiale dhe i numrit të personave të prekur. Në shumë zona, banorët kanë kaluar orët e para pas lëkundjeve në hapësira të hapura nga frika e pasgoditjeve.
Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Venezuelën, duke e cilësuar situatën si tragjike dhe duke shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se “dy tërmetet e mëdha që sapo goditën popullin e madh të Venezuelës janë masive në shkallë të gjerë dhe kanë lënë një numër shkatërrues vdekjesh”.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka kërkuar verifikimin e situatës së qytetarëve italianë në Venezuelë dhe ka deklaruar se Italia është e gatshme të ofrojë ndihmë, duke mos përjashtuar edhe kërkesën ndaj Bashkimi Evropian për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.
PAMJET:
© SYRI.net